Mister vdekja e të riut në Ersekë, 32-vjeçari mbërrin i pajetë në spital

24 Dhjetor 2022 | 14:31

Mbrëmjen e së shtunës 32-vjeçari Gentian Isai nga Kagjinasi i Ersekës ka ndërruar jetë rrugës teksa po transportohej drejt spitalit të Ersekës.

Sipas familjarëve i riu ka pasur dhimbje dhëmballe dhe ka kryer vizitë në një dentist në qytet, ku ka marrë dhe antibiotik. Familjarët e kanë gjetur pa ndenja të riun brenda në shtëpi.

“Djali prej 3 ditësh kishte dhimbje dhëmballe dhe ka shkuar te dentisti në qytetin e Ersekës. Dy ditë më parë djali shkoi e mjekoi dhëmballën por kishte përsëri dhimbje dhe shkoi përsëri dje paradite. Dhimbja e dhëmballës i kishte shkaktuar enjtje dhe kishte dhimbje të saj. Mjeku i ka dhënë disa ilaçe dhe ai i ka pirë . Këto medikamente i kanë sjellë djersitje dhe këputje pasi i ka konsumuar. Dje djali pasi ka ardhur në shtëpi është shtirë dhe e gjetëm në orën 4 në gjendje të fikti.  Menjëherë e kemi nisur me një mjet drejt Ersekës. Kur shkuam në spital doktori me tha se djali kishte vdekur. Nuk e di nëse ka qenë mjekim i gabuar apo erdhi nga Zoti”, u shpreh Dashamir Isai.

Familjarë dhe të afërm thonë se 32-vjeçari nuk kishte pasur asnjë shqetësim tjetër veç dhimbjes së dhëmballës.

“Burime nga spitali bëjnë me dije se 32-vjeçari ka pasur probleme prej ditësh me dhëmballën. Infeksioni i ka prekur të gjithë gojën dhe një pjesë të organeve”, tha njëe  afërme.

Infeksioni i madh në organe dhe në gjak ka sjellë vdekjen e 32 vjeçarit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026