‘Të zbardhet e vërteta’, kushëriri i të riut që vdiq nga dhëmballa kërkon drejtësi
Kushëriri i Gentian Ishaj, 32-vjeçarit nga Kolonja që ndërroi jetë një ditë më parë pasi kishte dhimbje dhëmballe, kërkon që të zbardhet e vërteta për ngjarjen e rëndë.
Për Euronews Albania, Blerti Shabani u shpreh se kushëriri i tij nuk vuante nga ndonjë sëmundje dhe se mund t’i këtë bërë reaksion një ilaç që piu.
“Gentiani prej tre ditësh kishte dhimbje të dhëmballës. Ishte ënjtur dhe enjtja i kishte kaluar edhe në qafe. Dje shkoi në Erseke tek një dentist dhe mori mjekime. Shkoi në shtëpi dhe pas disa orësh e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Menjëherë lajmëroi bashkëfshatarët, të cilët e morën ta transportonin me makinë për në spitalin e Ersekës. Duam të zbardhet e vërteta dhe të dimë nga çfarë vdiq. Ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje. Dyshojmë qe mund t’i kenë bërë reaksion antibiotiket që piu për infeksionin e dhëmballës”, u shpreh kushëriti.
Policia njoftoi se kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe se pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë