Misteri i rrëzimit të motrave shqiptare nga pallati në Itali, dyshimet e hetuesve

7 Janar 2025 | 16:07

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Xhenova, Itali, ku dy motra me origjinë shqiptare kanë rënë nga dritarja e banesës së tyre në katin e katërt të një pallati. Si pasojë e rënies, njëra prej tyre, 31 vjeçare, ka ndërruar jetë në vend, ndërsa motra e saj 34 vjeçare ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës dhe autoritetet italiane po hetojnë për shkaqet e incidentit. Dritarja nga e cila kanë rënë motrat është e vogël, një detaj që i ka çuar hetuesit të dyshojnë për mundësinë e një vetëvrasjeje, megjithatë ngjarja ende mbetet e paqartë. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që njëra prej motrave mund të jetë përpjekur të vetëvraset, ndërsa tjetra mund të ketë rënë përpjekur për ta shpëtuar, por është rrëzuar gjithashtu.

Fqinjët e kanë ndihmuar policinë me informacionet e tyre, duke treguar se kishin dëgjuar një zhurmë dhe kishin parë një grua të shtrirë në tokë në korridorin hyrës të pallatit. Pas disa minutash, ata kanë parë se përmbi të kishte rënë dhe motra tjetër.

Dy motrat, që kanë qenë në banesë së bashku me fëmijët e tyre, janë ndihmuar nga fëmijët, të cilët kanë hapur derën për të mundësuar ardhjen e policisë.

Një detaj tjetër i rëndësishëm është se 31-vjeçarja, e cila humbi jetën, pritej të paraqitej më 10 janar për një seancë dëgjimore lidhur me kujdestarinë e pesë fëmijëve të saj, të cilët ishin besuar ish-bashkëshortit të saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026