Misteri i vrasjes së Sonilës në Itali, mediat italiane: 16 persona nën hetim

11 Dhjetor 2024 | 14:53

Një 21-vjeçare shqiptare u gjet e pajetë në mars të vitit 2021 në një apartament në periferi të Torinos. Vdekja është ende e mbuluar me mister.

Historia e vajzës, Sonila , e shfrytëzuar nga një grup gjithashtu shqiptar që drejtonte një rrjet prostitucioni në kryeqytetin piemontez, doli pas operacionit të quajtur Mariposa, e cila javën e kaluar çoi në pesë masa paraprake për krime që variojnë nga grabitja deri te ndihma dhe nxitja e imigracionit të paligjshëm.

Hetimet

Gjashtëmbëdhjetë persona janë nën hetim. Sipas prokurorisë së Torinos, siç raporton gazeta La Stampa, vajza mund të jetë shtyrë për të kryer vetëvrasje. Hetimet koordinohen nga prokurorja Valentina Sellaroli.

Operacioni që çoi në çmontimin e rrjetit filloi në maj 2022 nga një grabitje ndaj një prostitute shqiptare. Hetimet zbuluan një sistem kriminal që përfshinte gra të reja të detyruara të prostitucionin në zona të veçanta të qytetit si Barriera Nizza dhe Madonna di Campagna .

Vajzat e shfrytëzuara

Viktimat, të gjithë kombësi shqiptare, sipas asaj që është rikonstruktuar, kanë pësuar ngacmime të vazhdueshme fizike dhe psikologjike . Gratë u detyruan t’ua dorëzonin të gjithë të ardhurat shfrytëzuesve të tyre dhe ndodheshin në kushte nënshtrimi total, të mbajtura edhe nëpërmjet lidhjeve sentimentale manipuluese. Mes tyre do të ishte edhe Sonila, e gjetur e pajetë në banjën e një apartamenti të vogël ku jetonte me partnerin e saj (tani ndër ata që janë nën hetim) dhe fëmijën e saj dy vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026