Itali| Pranga murgeshës mafioze, punonte vullnetare në burgje. Sekuestrohen 2 mln €
Forcat policore italiane kanë kryer një operacion anti-mafie në veri të vendit, ku mes shumë të arrestuarve figuron edhe një murgeshë. Anna Donelli, një 57-vjeçare, ka rënë në pranga nën dyshimin për bashkëpunim me mafien. Ajo, që kishte fituar një çmim për punën vullnetare në burgje, shërbente si korriere informacionesh për të dënuarit në burgun e Breshias, për llogari të një klani kalabrez, pjesë e Ndrangheta-s.
Donelli, që ka shërbyer si këshilltare në disa burgje të veriut të Italisë, është arrestuar në qytetin e Breshias gjatë operacionit policor, ku u arrestuan edhe 24 persona të tjerë të akuzuar për krime të ndryshme mafioze, përfshirë pastrim parash, trafik droge dhe zhvatje. Njëri prej të arrestuarve ka qenë këshilltar në partinë e kryeministres Giorgia Meloni, Vëllezërit e Italisë.
Prokurori i çështjes, Francesco Prete, ka deklaruar se Donelli vepronte si një përcjellëse mesazhesh për anëtarët e klanit Tripodi, që janë pjesë e sindikatës kriminale të Ndrangheta-s. Ajo, sipas prokurorit, përcillte urdhra, direktiva dhe ndihma materiale për të dënuarit, të cilët më pas i kalonin këto informacione bashkëpunëtorëve jashtë burgut.
Hetuesit zbuluan se bosi i klanit, Stefano Tripodi, e përshkruante murgeshën si “një nga ne”. Ajo kishte akses në seksione të ndryshme të burgut për shkak të rolit të saj shpirtëror. Në shkurt të këtij viti, murgesha ishte shpallur fituese e çmimit “Panetone i Artë” në Milano për kontributin e saj shoqëror.
Gjatë operacionit, agjentët e policisë sekuestruan gjithashtu 2 milionë euro në kesh.
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen