Mitsotakis anulon vizitën në Himarë, shtyhet takimi me minoritetin grek

6 Dhjetor 2022 | 21:04

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua në Tiranë mori pjesë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili u shoqërua nga ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dhe zv/ministri i Jashtëm Kosta Fragojani.

Më herët, Kryeministri Mitsotakis kishte parashikuar edhe një vizitë në zonat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë pas samitit të Tiranës, ditën e mërkurë. Por përmes një njoftimi në Twitter të ambasadës greke bëhet me dije se vizita është shtyrë për një tjetër datë të pacaktuar.

“Për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike, vizita e planifikuar e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Himarë, Livadh dhe Dervician është shtyrë dhe do të zhvillohet në një datë të mëvonshme”, thuhet nw njoftimin e ambasadws.

Pas samitit të së martës në Tiranë, kryeministri grek Mitsotakis zhvilloi takime edhe me Kryepeshkopin Anastas Janullatos, me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Mitsotakis është edhe kryeministri i parë grek pas gati 13 vitesh që viziton Shqipërinë. Personi i fundit që ka qenë në Tiranë ishte Kostas Karamanlis në vitin 2009, i cili mbante një marrëdhënie të ngushtë me homologun e tij të atëhershëm Sali Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026