Mitsotakis në Himarë, Dule: Dha mesazhe bashkëpunimi dhe fqinjësie të mirë

22 Dhjetor 2022 | 10:49

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule, ishte një nga përfaqësuesit politikë në vend që pritën kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë.

Dule u shpreh se kreu i qeverisë greke dha mesazhe me frymë evropiane, bashkëpunimi dhe fqinjësie të mirë.

I pyetur nga gazetarët se përse kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, nuk ishte i pranishëm, Dule deklaroi se ardhja e Mitsotakis është një ngjarje shumë e madhe për t’u eklipsuar nga gjëra shumë të vogla.

“Ajo që është për t’u theksuar ditën e sotme janë mesazhet plot frymë evropiane, bashkëpunimi, miqësie, fqinjësie të mirë të zotit Mitsotakis. Pamë të gjithë sot dhe çdo politikan, duke përfshirë edhe mua, pamë një shembull se si sillet një kryeministër, si përcjell mesazhe, si ndërvepron me qytetarët, si i përfaqëson dhe si i frymëzon ata.

Besoj se ishte kuptimplotë për të gjithë. Këto nuk janë diskutime të ditës së sotme, sot ishte zoti Mitsotakis, ngjarja është shumë e madhe për t’u eklipsuar nga gjëra shumë të vogla”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026