Mitsotakis në Izrael, kryeministri grek takim me homologun Benjamin Netanyahu

23 Tetor 2023 | 10:34

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndodhet prej disa kohësh në Izrael.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrit, Mitsotakis do të zhvillojë një takim në Jeruzalem me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Mitsotakis kishte njoftuar që nga mbledhja e kabinetit të mërkurën e kaluar se do të bënte udhëtimin që nuk e bëri atë ditë për arsye sigurie.

Sipas mediave greke, kryeministri do të kthehet në Athinë sot pasdite.

Të shtunën kryeministri ka marrë pjesë në Samitin për Paqe të mbajtur në Kajro, duke dërguar mesazhin se “asnjë ndërhyrje ushtarake nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike.”

“Mesazhi kryesor që duhet të dërgojmë sot është se ne të gjithë e dënojmë terrorizmin në të gjitha format e tij. Ne vajtojmë humbjen e jetëve dhe dëmtimin e civilëve të pafajshëm nga dhuna në Izrael dhe Gaza pas sulmeve terroriste të 7 tetorit nga Hamasi. Nga të dyja palët ka viktima të pafajshme. Ka qytetarë që po mbahen peng dhe nuk mund të ketë bisedime për paqe derisa të lirohen”, tha ai.

Kryeministri grek përsëriti qëndrimet e Athinës. “Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje, por në përputhje me ligjin ndërkombëtar.”

Mitsotakis bëri prioritet lirimin e pengjeve dhe paralajmëroi se ekziston rreziku që tensioni të përshkallëzohet. Në të njëjtën kohë, ai përshëndeti hapjen e Rafahut, për t’i dhënë ndihmë humanitare Gazës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange

Pesë trupa foshnjash të pajeta janë gjetur në banesën e një çifti në Orange, në jug të Francës, sipas burimeve lokale. Policia zbuloi mbetjet e...
12:52 | 28/07/2026

Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet

Një tërmet i fuqishëm tronditi prefekturën jugore Kumamoto të Japonisë të martën, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra shtëpi, duke shkatërruar rrugë dhe...
12:47 | 28/07/2026

Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues

Zyrtarët iranianë ekzekutuan publikisht dy burra të akuzuar për pjesëmarrje në demonstrata gjithëpërfshirëse kundër regjimit në fillim të këtij viti, thanë zyrtarët e të drejtave...
12:37 | 28/07/2026