Kreu i Sindikatës ngre shqetësimin: 100 € është pensioni për policët e Kosovës
Sindikata e Policisë së Kosovës ka dërguar një peticion në komisionin për të drejtat e njeriut, ku kërkon kushte më të mira për policët e Kosovës, sidomos për Njësinë Speciale e cila çdo ditë është në rrezik për jetë.
Peticioni i Sindikatës përfshin 10 kërkesa e para nga të cilat është ajo për ligjin e pagave.
Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se pensioni i policëve të Kosovës është vetëm 100 euro.
“Policët në Kosovë dalin në pension në moshën 65-vjeçare, kërkesa jonë është që të bëhet ligji për pensionin në moshën 55-vjeçare. Edhe pas moshës 65-vjeçare ku polici del në pension, përfton një pension vetëm 100 euro, që nuk është as sa ndihma sociale. Ndaj janë këto arsye bazike që ligji për pensionin të bëhet. Në këtë drejtim qeveria e Kosovës ka nisur të punojë dhe po shpresojmë që brenda disa muajsh ta bëjë realitet”, tha Zeqiri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë