Mjekët ngrenë alarmin për rritjen e rasteve me kancer të mushkërive te të rinjtë
Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë duhanpirëse në rajon.
Sipas të dhënave më të fundit, 38.8% e shqiptarëve konsumojnë duhan, duke rritur ndjeshëm rrezikun për sëmundje tumorale.
Studimet shkencore kanë vërtetuar se duhani është një nga faktorët kryesorë që shkakton 16 lloje të ndryshme kanceri, me kancerin e mushkërive si më të përhapurin.
Mjeku pneumolog Arben Tanka, nga Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, në një deklaratë për emisionin “Health O’Clock” në Euronews Albania, theksoi se rastet me kancer të mushkërive janë duke u shfaqur në moshat gjithnjë e më të reja.
“Probabiliteti për të zhvilluar kancer të mushkërive është 25 herë më i lartë tek duhanpirësit krahasuar me ata që nuk konsumojnë duhan. Sot, shohim pacientë edhe në moshën 30-vjeçare të diagnostikuar me këtë sëmundje, si pasojë e fillimit të konsumit të duhanit në moshë të re. Rreziku shtohet ndjeshëm kur një individ ka konsumuar duhan për mbi 15 vite, duke konsumuar të paktën një paketë në ditë”, u shpreh Dr. Tanka.
Përveç ndikimit në shëndetin pulmonar, rritja e konsumit të duhanit tek femrat ka çuar gjithashtu në shtim të rasteve të infertilitetit dhe komplikacioneve gjatë shtatzënisë.
“Duhanpirja tek femrat ndikon drejtpërdrejt në fertilitet dhe shtatzëni. Ajo mund të shkaktojë aborte spontane, lindje të parakohshme dhe probleme të zhvillimit të fetusit”, theksoi më tej mjeku pneumolog.
Një tjetër sëmundje e lidhur ngushtë me konsumimin e duhanit është sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), e cila është tejet e përhapur mes duhanpirësve. Sipas mjekëve, pacientët paraqiten në spital me simptoma si vështirësi në frymëmarrje dhe kollë kronike, që shpeshherë neglizhohen deri në fazat e avancuara të sëmundjes.
Ekspertët vijojnë të bëjnë thirrje për ndërgjegjësim mbi dëmet që sjell duhani dhe për masa më të rrepta në kontrollin e konsumit të tij, veçanërisht tek të rinjtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar