Duhani shkakton 16 lloje kanceri, mjeku pneumolog: Kemi pacientë 30 vjeçar të prekur
Duhani është cilësuar shkaktar i 16 llojeve të kancereve në trup , ku më i shprehuri është ai i mushkërive. Arben Tanka, Mjek pneumolog në Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ tha për emisionin ‘Health o ‘clock” në Euronews Albania, që rastet me kancer të mushkrive kanë zbritur në mosha të reja.
“Duhani është i aftë të shkaktojë kancer në 16 llojë të kancerave dhe gjithashtu jep dëmtime shumë të mëdha të cilat shkaktojnë sëmundshmëri, invaliditet por dhe kosto për shërbimin shëndetësor. Probabiliteti të krijohet kancer i mushkërive duke bërë krahasim të një personi i cili është jo duhanpirës me një duhanpirës, te duhanpirësi është 25 herë më i madh.
Sot shohim pacientë edhe në moshën 30-vjeç që kanë pasur kancer mushkërie, kjo i atribuohet fillimit të duhanit në moshë të re. Në këtë rast rritet probabiliteti i krijimit të kancerit në mushkëri, aq më tepër kur ke kaluar 15 vite konsum të duhanit dhe të kesh pirë të paktën nga një paketë në ditë”, tha mjeku pneumolog.
Rritja e konsumit të duhanit edhe tek femrat sipas mjekut ka çuar në rritje të infertilitetit, apo probleme gjatë shtatëzanisë.
“Përtej kancerit të mushkërive, duhanpirja tek femrat sjell probleme të infertilitetit. Shtatëzania dhe duhanpirja kanë shumë problematika. Mund të kemi aborte të papritura, mund të kemi lindje të parakohshme, problematika të tjera të barrës, zhvillim të keq të fëmijës”, shpjegoi Arben Tanka.
Sëmundja pulmonare obstructive kronike, apo sic njihet ndryshe SPOK është tejet e përhapur mes duhanpirësve. Mjeku Pneumolog, u shpreh se pacientët vijnë me vështirësi në frymëmarrje dhe kollë që zgjat.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 13:22 Ake do të largohet nga Manchester City për t’u bashkuar me Fenerbahcen
- 13:05 Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)
- 13:04 Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme
- 12:48 Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike
- 12:48 Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë
- 12:37 Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës