Mjekja: 2 ukrainaset mund të kenë vdekur në gjumë, pinë drogë me alkool
Një ngjarje e rëndë u raportua në fundjave ku 2 shtetase ukrainase u gjeten të vdekura. Viktimat janë identifikuar si Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, të cilat u gjetën pa shenja jete mesditën e se premtes në banesën e marrë me qira ditore në zonën e “Selvisë” në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se dy ukrainaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike, duke përfshirë “Xanax”, ku në dhomë i janë gjetur edhe pilulat që dyshohet se i kanë konsumuar, apo edhe “tramadol”. Vajzat dyshohet se punonin si ‘eskorta’ në Tiranë.
Toksikologia Suela Xhufi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se dy shtetaset ukrainase dyshohet të kenë vdekur në gjumë pasi kanë përzierë drogën dhe alkoolin.
“Sasia që mund të kenë marrë i ka dalë jashtë kontrollit, kanë kaluar në koma ndërsa kanë qenë në gjumë. Nëse do ishin kapur më shpejt edhe mund të ishin shpëtuar. Varet nga sasia e drogës që kanë marrë, duhet të ketë qenë sasi shumë e madhe, e kanë pirë drogën pasi alkoolit dhe janë shtrirë për të fjetur, mund të kenë vdekur në gjumë. Të gjitha ilaçet psikiatrike me alkool japin efekt negativ, nuk duhet kombinuar me alkool se e bën më të fortë efektin, vetë alkooli është antidepresant”, tha mjekja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit