Mjeku nuk dorëzon epikrizën, autori i vrasjes së 14-vjeçarit ende në spital

26 Nëntor 2024 | 11:44

Për herë të dytë, prej të hënës, një grup i përbërë nga pesë persona dhe që janë pjesë e komisionit të ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, kanë shkuar në spitalin privat ku mbahet 14-vjeçari, i dyshuari për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në shkollën “Fan Noli”.

Ditën e kaluar, mjeku privat ka zvarritur ekspertët dhe nuk ua ka dorëzuar epikrizën e 14-vjeçarit që mbahet nën masën e arrestit me burg.

Prej orës tetë të mëngjesit bëhet me dije se komisioni i burgjeve, që duhet të tërheqë epikrizën dhe të vendosë për gjendjen e tij, nëse duhet të dërgohet apo jo në institutin e të miturve në Kavajë, vazhdon të qëndrojë në ambientet e spitalit.

Autori po trajtohet për plagët që ka pësuar në dorë gjatë përleshjes me viktimën. I mituri ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të dëmtimit nga thika.

Prokuroria e ka akuzuar të miturin për dy vepra penale: “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ishte prokurorja dhe gjyqtarja, që më datë 22 nëntor zhvilluan në ambientet e spitalit seancën për masën e sigurisë dhe i caktuan masën “Arrest me burg”.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizikemes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Auori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.

Autori kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga shkolla “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos.

Gjatë përplasjes mbeti i plagosur  edhe shoku i viktimës, ndërsa autori mori një plagë aksidentale në parakrah.

Pas ngjarjes, autori u largua me vrap drejt Pazarit të Ri, ku të njohur të tij e çuan me një makinë në një spital privat për mjekim. Policia e arrestoi më pas në ambientet e spitalit privat ku po kurohej.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026