“Boshllëk që s’do mbushet kurrë”- Nëna e 14-vjeçarit përlot protestuesit
Një mesazh i ndjerë nga mamaja e 14-vjeçarit të vrarë është lexuar në protestën para Ministrisë së Arsimit. Në pamundësi për të qenë e pranishme vetë aty një nga protestueset ka lexuar mesazhin e saj.
E ëma shpreh dhimbjen e madhe që ka lënë në familje ngjarje e rëndë dhe falenderon të gjithë shqiptarët për mbështetjen.
“Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan këtë dhimbje që na ka lënë pas një boshllëk që nuk do mbushet kurrë. Falenderoj të gjithë popullin shqiptar dhe FSHF për praninë dhe mbështetjen në këto momente të vështira. Nuk e di sa mirënjohëse jam për të gjithë ato që iu gjenden pranë Martinit në momentet e tij të fundit.
Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan dhimbjen. I falenderoj të gjithë nga zemra. Martini ishte i mbushur me ëndrra e jetë. Ia morën të dyja. Uroj që askush të mos e provojë. Respekte Florina dhe Angel Cani”, thuhej në mesazh.
14-vjeçari u vra nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti me thikë në ambientet e jashtme pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
Dhjetëra prindër dhe fëmijë u bashkuan në protestën e kësaj të enjteje, ku kërkuan më shumë siguri në shkolla.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë