Mjeku ORL tregon pse burrat gërhasin më shumë sesa gratë
Mjeku otorinolaringolog, Tedi Minarolli thotë se burrat gërhasin më shumë sesa gratë dhe kjo për shkak të disa faktorëve, të cilët janë të ndryshëm.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Minarolli u shpreh se përgjithësisht, meshkujt kanë probleme në frymëmarrje, teksa një faktor tjetër i rëndësishëm sipas tij, është edhe përdorimi i alkoolit.
Ndër të tjera, Minarolli nënvizoi se faktor kryesor është edhe gjenetika.
“Meshkujt janë ata që gërhasin më shumë. Përgjithësisht, në zyrë na vijnë ankesa nga partneret e tyre përkatëse. Në personat që gërhasin, 40% janë meshkuj, femrat e kanë më pak, janë diku te 24%. Mosha më e përhapur, 30-60 vjeç. Tek të rinjtë shihet më pak. E para, fuqia respiratore është më e lartë, mbipesha nuk është shumë e theksuar dhe ka të bëjë edhe me aktivitetin.
Varet nga shumë faktorë. E para, problemet më shumë në frymëmarrje i kanë meshkujt, për shkak të konfortimit të ambientit. Arsyeja tjetër është alkooli, burrat përdorin më shumë alkool. Arsye të tjera, pjesët alergjike, pavarësisht që janë tek të dyja gjinitë, por meshkujt i lënë pas dore. Meshkujt paraqiten pak më vonë se mjeku. Faktorët gjenetikë janë faktorët kryesorë që ndikojnë”, theksoi ai.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve