Mjeku psikiatër për sulmin në xhami: Autori ka nevojë për trajtim dhe jo për izolim
Plagosja e pesë personave në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës në kryeqytet po hetohet nga Prokuroria si “akt terrorist”.
Akuza ndaj Rudolf Nikollit, edhe pse vuan nga probleme të shëndetit mendor, është ajo e aktit terrorist, pasi ka sulmuar një objekt kulti, siç është xhamia.
Mjeku psikiatër Neli Demi tha për Euronews Albania se ky rast nuk duhej cilësuar si “akt terrorist” pasi kemi të bëjmë me një person, i cili vuan nga shëndeti mendor.
“Gjithsesi çdo gjë konkretizohet në aktakuzë në varësi të kontekstit, dhe nëse kemi të bëjmë me një person që vuan nga shëndeti mendor gjerat duhen kanalizuar në këtë drejtim”, tha ai.
Ai thotë se izolimi i personave, që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor nuk do ishte zgjidhje për shoqërinë.
Sipas mjekut Demi, kjo kategori duhet të trajtohet dhe të rehabilitohet nga ana e institucioneve përkatëse.
“Nuk mendoj se izolimi i individëve të problemit e mendor nuk është zgjidhje më e mirë e mundshme. Mund të jetë zgjidhje e lehtë, por zgjidhjet e lehta nuk janë zgjidhjet më të mira. Personi ka nevojë për trajtim dhe jo domosdoshmërisht izolim”, tha ai.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta