Mjeku Qyra sqaron sesi do të kryhet testi i shpejtë i COVID: Përgjigjen do e merrni për 30 minuta
Mjeku Shpëtim Qyra sqaroi në Euronews Albania se testimi i shpejtë e jep përgjigjen nëse je apo jo i infektuar brenda 30 minutave.
“Nga vetë fjala testi i shpejtë, avantazhi i këtij testi është që të japë një përgjigje më të shpejtë, brenda 30 minutave jep një përgjigje pozitive për praninë ose jo praninë e virusit.
Natyrisht është më afër popullatës që e ka nevojshme bërjen e një testi. Që do të thotë që këto teste nuk do të kryen më në një nivel qendror, por do të kryhet në qendrat shëndetësore. Aktualisht në dijeninë time ka filluar aplikimi në terren. Ndërkohë që do të ngrihen edhe qendra që do të jenë pranë poliklinikave”, u shpreh ai.
Zoti Qyra theksoi më tej se ky është një test që nuk mund ta kryejë e gjithë popullata, por vetëm pacientët që kanë një rekomandim nga mjeku i familjes.
“Pra është një test që nuk mund ta kryejë e gjithë popullata. Mjeku i familjes është në kontakt me popullatën në të cilën punon. Mjeku i popullatës do të përcaktojë bërjen e testit dhe do të rekomandojë për të shkuar në pikën më të afërt për të bërë testin. Testi i shpejtë kryhet kur fillojnë shenjat e para klinike”, tha mjeku.
“Testi i shpejtë që është individual ka një përgatije paraprake dhe merr një përgjigje për 30 minuta. Pra, mjeku i familjes rekomandon, pacienti shkon bën testin dhe do të ketë një rrjet lidhjeje për infroacionin”, tha ai më tej.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve