Mjerim në shkollën e Krrabës, xhama të thyer, dritare që nuk hapen, tualetet pa ujë

30 Shtator 2021 | 16:26

Banjo pa ujë, dritare pa xhama, mjedis pa higjiene. 25 kilometra larg Sheshit Skënderbej, nxënësit shkollohen si në epokën e Skënderbeut.

Në pamje të parë muret e shkollës japin përshtypjen e një ndërtesë të braktisur, por në fakt në atë godinë studiojnë nxënësit në zonën e Krrabës, nga klasa e parë deri në vitin e tretë gjimnaz.

Ditët me shi janë më të vështirat. Prej vitesh, çfarë bie jashtë, futet brenda në klasë.

“Jemi munduar të vëmë perde, që të paktën të mos futet shiu, ose diçka”, u shpreh një nxënëse e kësaj shkolle.

Në disa klasa të tjera, dritaret as nuk hapen e as nuk mbyllen. Fëmijët kanë treguar kreativitetin e tyre.

“Ja kemi hequr xhamin dhe mund t’ia vendosim prapë, se nuk hapen dritaret”, u shpreh një nxënëse.

Por nuk përfundon me keq. Mungesa e ujit është një tjetër problem për këtë shkollë.

Kemi arritur të sigurojmë një video nga tualetet e shkollës. Kushtet në të cilat ndodhen këto fëmijë, lënë për të dëshiruar. Nxënësit shprehen se nuk i përdorin banjot e shkollës.

“Edhe ujë do dëshironim pak, edhe banjot nuk është se janë shumë të përshtatshme”, tha një nxënëse.

Jashtë kameras, drejtuesit e shkollës tregojnë se prej vitesh kanë kërkuar rikonstruksion në këtë shkollë, por edhe pas tërmetit të 26 nëntorit nuk është vënë dorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026