“Mjetet janë shkatërruar, po dëmtohemi edhe ne”, qytetarët denoncojnë gjendjen e aksit rrugor Elbasan–Cërrik
Aksi rrugor Elbasan–Cërrik, i rindërtuar vetëm gjashtë vite më parë, është kthyer në një shqetësim serioz për drejtuesit e automjeteve. Në pothuajse të gjithë gjatësinë prej 23 kilometrash, asfalti paraqitet i ngritur dhe i deformuar, duke shkaktuar dëmtime të mjeteve dhe duke u bërë burim aksidentesh.
“Më skandaloze se kjo rrugë e degraduar nuk ka. Njerëzit janë lodhur. Është inauguruar vetëm 6 vite më parë dhe sot është në këtë gjendje. Ka aksidente, sepse për t’iu shmangur gropave makinat përplasen me njëra-tjetrën. Unë kaloj çdo ditë këtu. Mjetet janë shkatërruar, por po dëmtohemi edhe ne”, thotë një zotëri.
“Katastrofë. Nuk mund të ecësh as normalisht. Gjithçka është jashtë çdo standardi. Punimet janë shumë të dobëta”, thotë një banor.
Investimi për këtë aks rrugor ka kushtuar rreth 8 milionë euro. Punimet nisën në vitin 2015 dhe përfunduan në vitin 2017. Gjendja aktuale e asfaltit ka ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e zbatimit të projektit.
“Kjo është rruga më skandaloze që është bërë. Le të vijnë institucionet ta verifikojnë ku kanë shkuar paratë. Këto janë para publike. Duhet të bëhet nga e para”, thotë një qytetar.
Pa një ndërhyrje urgjente, deformimet e shumta në asfalt pritet të vazhdojnë të rrezikojnë sigurinë rrugore. Banorët kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe rikonstruksion të plotë të aksit, duke theksuar se vetëm masa konkrete mund të parandalojnë aksidente dhe dëmtime të mëtejshme.
Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
- 16:27 Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 16:26 Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 16:21 Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 16:20 Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City