Modric zbarkon në Milano: Jam i lumtur, gati për këtë aventurë të re
Pas 13 vitesh ku mbajti veshur fanellën e Los Blancos, Luka Modric vendosi të transferohet në kampionatin Italian te Milani, ndërsa ka zbarkuar në Milano këtë të hënë.
Kroati është shfaqur i qeshur në prezantimin e parë, ndërsa ka pohuar se ndihet i lumtur për këtë rrugëtim të ri.
“Përshëndetje të gjithëve, sapo mbërrita në Milano. Shumë i lumtur që ndodhem këtu, për të vijuar një aventurë të re në karrierën time. Një përqafim i madh për të gjithë”, deklaroi mesfushori në një video të publikuar në rrjetet sociale të djallit.
Modric do të kryejë testet mjekësore e më pas do të bashkohet me skuadrën, ndërsa eksperienca e tij pritet të jetë një vlerë e shtuar në kampin kuqezi.
Ardhja e Modric u bë e mundur pas përfundimit të botërorit të klubeve, ku ishte pjesë e Realit të MAdridit. Kroati 39-vjecar është një legjende e skuadrës spanjolle ku ka fituar gjithcka, ndërsa u transferua në Bernabeu në vitin 2012. Mesfushori numëron afro 400 ndeshje me fanellën e galaktikëve, ku ka realizuar dhe 30 gola. Modric është ndër lojtarët që e ka fituar më së tepërmi Champions League, plot 6 herë. Te Milani, pavarësisht moshës pritet me entuziazëm dhe do të luftojë për formacionin titullar.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët