Fitore historike e Jannik Sinner, e mposht rivalin spanjoll në finalen e Wimbledon

14 Korrik 2025 | 18:45

Janik Siner ka triumfuar në Wimbledon, aty ku ka mposhtur në finale Karlos Alkaraz në shfirat 3-1. Spanjolli arriti të fitojë në setin e parë, por u përmbys pas një performance të jashtëzakonshme nga Siner.

Jannik Sinner ështëi jashtëzakonshëm dhe padyshim një ndër talentet më të mëdhenj në historinë e tenisit, fakt të cilin e konfirmoi të dielën në finalen e Wimbledon, të cilën arriti ta fitojë pas një performance mbresëlënëse. Italiani ia doli të përmbysë rivalin e tij më të madh, spanjollin Carlos Alcaraz, duke triumfuan në fund në shifrat 3-1. Dueli nisi më mirë për spanjollin, që fitoi në setin e parë 6-4 dhe dha idenë se do të ishte një tjetër përballje e fituar prej tij.

Sinner duket se e kishte harruar Roland Garros, në të cilën gaboi disa herë përgjatë finales e dorëzuar përballë Alcaraz, pasi këtë herë llogaritë i bëri ndryshe. Reagimi ishte imenjëhershëm, ku fitoi setin e dytë me rezultat 6-4 duke rikthyer ekuilibrat. Me moralin lart dhe shumë vendosmëri e shpirt gare fitoi në po të njëjtat shifra dhe dy setet e tjera, për ta mbyllur klasiken 3-1 dhe fituar trofeun në Londër, një trofe kaq shumë të dëshiruar.

“Është gjithmonë një ndjenjë e keqe të humbasësh ndeshje. Është pak më keq kur humbet në një finale. Jam thjesht krenar për gjithçka që kam bërë në katër javët e fundit në Londër. Dola nga Ëimbledon me kokën lart, sepse bëra gjithçka që munda. Luajta kundër dikujt që luajti një ndeshje të pabesueshme. Kështu që jam pak i trishtuar për humbjen, por me kokën lart”, deklaroi pas humbjes Alcaraz, i cili qëndron i dyti në renditjen botërore pas Sinner.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026