Mokra n’fest, ushqime tradicionale, valle të zonës dhe plot aktivitete

24 Shtator 2022 | 17:08

Mokra n’Fest është evenimenti që ka bërë bashkë me qindra banorë të Mokrës, por edhe banorë të larguar nga vendi i tyre i lindjes, të cilët kishin ardhur posaçërisht për këtë festë.

Ushqimet tradicionale, punimet artizanale, lakrori me dy petë, kulaçi dhe dollitë e rakisë zbukuruan festën.

Gratë nga Mokra tregojnë se çfarë kanë nxjerrë në panairin e dedikuar për to.

“Jam nga Gjirokastra, kam 17 vite që jetoj në Pogradec dhe kam nxjerrë çanta me rruaza. Unë bëje dhe gjëra të tjera. Është një mënyrë për të treguar veten”- tha njëra prej grave.

“Bëjmë byrekë me dy peta, me saç. Është tradicionale”- shprehet një grua tjetër.

Zbukurim për festën kanë qenë dhe motoristet e ardhur nga juglindja, gjithashtu dhe sporti ujor i packrafting.

“Packrafting është një sport i ri që po zhvillohet në vendin tonë, është një ndërthurje mes haicking dhe lundrimit nëpër lumenj. Mokra ka mundësi pasi ka lumin Shkumbin”- tha Gani Bego.

“Kudo që ka të rinj ne do t’i përfaqësojmë. Jemi gati 20 motoristë nga Pogradeci. Kudo që të ketë festë me të rinj ne do të shkojmë”- shprehet motoristi Dritan Hoxha.

Kryetari i Bashkisë Pogradec tregon se tanimë kjo festë është kthyer në një traditë, ndërkohë që vëmendja drejt Mokrës është më e madhe vitet e fundit.

“Mokrës i kam një borxh. Kam përfunduar projektin e rrugës që duan banorët”- u shpreh Ilir Xhakolli.

Të shumtë ishin këngëtarët që performuan për pjesëmarrësit, të cilët kishin mbushur festën e Mokrës.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026