Moldavia akuzon Rusinë për inkursion “agresiv” me dronë
Ministria e Jashtme e Moldavisë ka dënuar veprimet “agresive” të Rusisë, pasi dy dronë rusë hynë në hapësirën ajrore moldaviane dhe u përplasën në territorin e këtij shteti më 10 nëntor.
Një nga dronët u gjet nga policia në Boroseni Noi, një fshat në veri të Moldavisë që gjendet rreth 45 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën. Ndërkaq, droni tjetër u gjet në fshatin jugor të Firladenit, rreth 40 kilometra larg nga kufiri ukrainas.
Që të dy dronët, ishin dronë “mashtrues” të përdorur për të mashtruar mbrojtjen ukrainase gjatë sulmeve, thanë autoritetet moldaviane.
“Ne i dënojmë fuqishëm këto inkursione agresive dhe përsërisin edhe dënimin tonë për luftën brutale të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Ministria e Jashtme moldaviane përmes një deklarate.
Ministria e Jashtme e Rusisë hodhi poshtë në mënyrë “kategorike” akuzat e Moldavisë, duke thënë se nuk ka prova për të mbështetur pretendimet moldaviane.
Të paktën 15 incidente që përfshijnë dronët rusë janë dokumentuar në Moldavi që kur Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen