Molliqaj: Të vërtetat që po marrim vesh prej Vuçiç të cilat Albini s’i thotë

7 Nëntor 2022 | 22:30

Kryetari i PSD Dardan Molliqaj thotë se Albin Kurti po përpiqet të shesë kompromiset e veta si fitore.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Molliqaj u shpreh se nuk ka fitore të Kurtit nëse në finale është një marrëveshje ku nuk ka njohje nga Serbia.

Ai e cilësoi të papranueshme mungesën  e transparencës nga qeveria Kurti lidhur me planin franko- gjerman, teksa theksoi se më shumë informacion po merret vesh nga Vuçiç se sa nga Kurti.

“Kurti e ka ringjallur më shumë se kurrë asosacionin. Është e papranueshme që sot më shumë po marrim vesh të vërteta nga Vuçiç se Kurti. Transparencë në dialog duhet të jetë e para”, tha Molliqaj.

Sipas analistit Andi Bushati, nuk është e thënë që një marrëveshje pa njohjen e ndërsjellë të jetë e keqe.

“Nëse e kemi Kosovën në organizata ndërkombëtare, njihet nga shtet që se njohin, a duhet një qeveria t’i thoshte po një marrëveshjeje të tillë? Qasja që nuk duhet pranuar asgjë pa njohje më duket e gabuar”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026