“Moment i vështirë kur dëgjojmë zëra e s’i shpëtojmë dot”, flet komandoja shqiptare
Komandoja Behar Katuci i cili ndodhet në Turqi në misionin e kërkim shpëtimit të personave që kanë ngelur nën rrënoja si pasojë e tërmetit tragjik ka dhënë detaje në lidhje me situatën.
Në një intervistë për Euronews Albania, teksa e ka përshkruar katastrofike situatën tregoi dhe me vështirësitë që po përballen në punën e tyre.
Ai tha se momenti më I vështirë ka qenë kur poshtë rrënojave kanë dëgjuar zëra por nuk I kanë shpëtuar dot pasi duhet një punë shumë e madhe.
“Sot është dita e katërt që po vazhdojmë operacionet në Malatya në Turqi. Operacioni ka vazhduar gjatë gjithë kohës pa ndërprerje. Kemi nxjerr 8 viktima. Temperaturat janë shumë të ulëta. Shpresat janë të pakta që trq nxjerrim persona të tjerë të gjallë. Ka shumë banesa të shkatërruara. Pjesa më e vështirë është se nën gërmadha kemi dëgjuar zëra dhe si shpëtojmë dot sepse duhet shumë kohë. Është një gjendje katastrofike”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- EMRI/ “Bosi” i prostitucionit në Milano, arrestohet në Rinas 38-vjeçari nga Vlora
- Pamje të rënda nga Turqia, përlotet në studio Sazan Guri
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
- 15:25 Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona
- 14:06 Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor