Momenti pas atentatit në Rinas, policia thyen xhamin për të nxjerrë personat
Një atentat me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësa të marte në afërsi të aeroportit të Rinasit.
Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin që të çon drejt terminalit të pasagjerëve, ku sipas informacioneve paraprake, një automjet luksoz tip “Benz” me targa AB 099 UO është qëlluar me breshëri plumbash.
Ndërsa këto janë pamjet nga vendngjarja, ku shihet momenti kur policia thyen xhamin e makinës me qëllim për t’u dhënë ndihmën e parë personave të qëlluar. Nga atentati, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë në vend.
Burime të sigurta bëjnë me dije se viktima e dyshuar është Gilmando Dani, por identiteti i tij pritet të konfirmohet zyrtarisht nga policia në orët në vijim.
Autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes në drejtim të Fushë-Krujës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli përgjatë aksit Tiranë–Fushë-Krujë për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Nga burimet zyrtare bëhet e ditur se ngjarja nuk ka lidhje me sigurinë e aeroportit të Rinasit apo me Policinë Kufitare.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivin e atentatit dhe identifikimin e plotë të autorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë