Atentati mafioz ku i vra Gilmando Dani, i plagosuri dyshohet agjent i AMP

11 Nëntor 2025 | 15:35

Një atentat me pasojë një të vrarë dhe një të plagosur ndodhi pasditen e së martës pranë rrethrrotullimit të Rinasit.

Viktimë e atentatit mbeti shtetasi Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Ndërkohë, i plagosur rëndë ka mbetur një shtetas tjetër që udhëtonte me Danin, i identifikuar si Muçi Shaljani (Sheqeri).

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ka dyshime që personi i plagosur, i cili në momentin e atentat ka qenë në timonin e mjetit të blinduar me të cilin udhëtonte bashkë me viktimën, është një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

40-vjeçari mësohet se është qëlluar me plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026