Digjet një makinë në Fushë-Krujë, dyshohet se është e autorëve të atentatit në Rinas

11 Nëntor 2025 | 15:23

Pas atentatit me armë zjarri të ndodhur pasditen e kësa të marte në afërsi të aeroportit të Rinasit, është gjetur një automjet i djegur në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, mjeti është përfshirë plotësisht nga flakët dhe dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e atentatit të ndodhur në rrethrrotullimin që të çon drejt terminalit të pasagjerëve në Rinas.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.

Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore”, njofton policia.

Nga informacionet paraprake, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një “Benz”-i luksoz me targa AB 099 UO, ku ndodheshin një person që mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Nga burime thuhet se viktima është miku i Shullazit, Gilmando Dani ndërsa i plagosuri është Muçi Shaljani (Sheqeri).

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa pak minuta më vonë është raportuar për makinën që po digjej në fshatin Halil.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetime në vendin ku u gjet mjeti i djegur, me qëllim identifikimin e pronësisë së tij dhe mbledhjen e provave që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar nëse mjeti i djegur është përdorur nga autorët e atentatit dhe për të rindërtuar itinerarin e tyre pas krimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026