“Money”| Rriten pagat, kush do t’i marrë shtesat e mëdha
Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua këtë të shtunë buxheti i planifikuar nga qeveria shqiptare për vitin 2024.
Buxheti konsideron rritjen e pagave mesatarisht në 900 euro, si një prej shtyllave më të rëndësishme, duke caktuar për to një faturë me vlerë 105 mln euro. Kjo ambicje është shfaqur që në fillim të vitit 2023 dhe prek 135 mijë të punësuar në të gjithë vendin, të cilët kanë parë një pagë të shtuar rreth 7% këtë vit, ndërsa nga muaji prill i vitit të ardhshëm do të marrin shtesë më të lartë, e cila për disa punonjës arrin deri në 30%.
Eksperti i Ekonomisë Selami Xhepa u shpreh: “Rritja e shpenzimeve publike është projektuar të shkojë vetëm në financimin e reformës së pagave. Pra, pothuajse e gjithë rritja e të ardhurave pritet të shkojë për rritjen e pagave me gati 23 mld lekë dhe ndërkohë rritjet për sektorët e tjerë të ekonomisë mbeten shumë modeste, për të mos thënë që disa prej tyre rezultojnë të jenë më rënie”.
Sot paga mesatare në shtet rezulton 82 mijë lekë ose 786 euro. Me paratë që qeveria dhe bashkitë do të japin, objektivi për pagën 900 euro thuajse është i përmbushur për 36 mijë arsimtarë, 19 mijë punonjës të shëndetësisë 22 mijë mijë punjonjës me grada dhe gjithë personelin që punon në administratë.
Sakaq deputeta e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u shpreh se rritja e pagave në sektorin publik nuk është shoqëruar me rritje në sektorin privat.
“Rritja e pagave është përkthyer në më shumë të ardhura nga sigurimet shoqërore dhe TAP. Rritja e pages minimale ka qenë barrë për punëdhënësit dhe tatimpaguesit ku efekti i rritjes së pages është zeruar me pagesat shtesë të tatimeve dhe nuk është shoqëruar me rritje page në sektorin privat sepse ky është qëllimi i rritjes së pages në sektorin publik. Kjo nuk është shoqëruar”, tha Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit