Monterrey surpriza e grupit E në Botëror, kualifikohen edhe Inter dhe Dortmund
Interi ka avancuar në fazën me eliminim direkt të kupës së botës, duke e mbyllur në krye të grupit me 7 pikë të grumbulluara në 3 ndeshje. Kalim më tej arriti të sigurojë dhe Dortmundi.
Një lojë e dominuar dhe dy gola të shënuar nga Interi e zikaltrit avancojnë në fazën tjetër të Botërorit të klubeve që po mbahet në Amerikë. Skuadra e Christian Chivu e mbyll në vendin e parë në grup, ndërsa më tej përballet me Fluminensen. Pjesa e parë ndaj River Plate u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën, italianët gjetën 2 herë rrugën e rrjetës. Fillimisht ishte Esposito e pas tij Bastoni që i dhanë 3 pikët Interit për të vijuar më tej këtë rrugëtim që nuk nisi aq mirë, por skuadra po konsolidohet nga ndeshja në ndeshje.
Surpriza e këtij grupi ishte padyshim ekipi i Monterrey, meksikanët që po ashtu ia dolën të dalin nga grupi. Në ndeshjen e tretë u përballën me Urawan të cilën e mposhtën 4-0, ndërsa në fazën e grupeve morën 2 barazime dhe 1 fitore.
Më herët ishin Dortmund e Fluminense të cilat morën një biletë për të avancuar më tej. Verdhezinjve u mjaftoi goli i Svensson në minutën e 36 për të marrë 3 pikët e për ta mbyllur në krye. Fluminense barazoi me Mamelodi Sundoëns 0-0, duke e mbyllur një pikë para afrikano-jugorëve. Faza e grupeve mbyllet të premten, pasi aktualisht kanë mbetur dhe 4 duele për tu luajtur.
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme