Morën peng 53-vjeçarin dhe e kërcënuan për t’i marrë paratë, arrestohen 2 persona
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona të cilët morën peng një 53-vjeçar dhe e kanosën për t’i marrë një shumë parash.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit se 2 shtetas i kishin hequr lirinë, një 53-vjeçari, duke e mbajtur kundër vullnetit të tij si dhe e kishin kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit L. Ç., 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. T., 38 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, për motive të dobëta, kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, shtetasin P. S., 53 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar