Mori 1 milion lekë për punësimin e rojës, mbyllen hetimet për drejtorin në bashki

26 Korrik 2023 | 09:16

SPAK njoftoi se ka mbyllur hetimet për Erjon Buçukun, me detyrë përgjegjës i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Objekteve Publike të bashkisë Tiranë.

Ai akuzohet për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” pasi mori 1 milion lekë të vjetra për të punësuar Geraldi Bregun, si roje të shkollës 9 vjeçare “Ardian Klosi”.

Bruçi  i ka kërkuar Bregut edhe 1 milion e 500 mijë lekë të tjera për të punësuar të fejuarën e tij si sanitare në shkollën “Mihal Grameno” në Tiranë.

Veprimet hetimore të këtij procedimi penal janë kryer nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorit të Posaçëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026