Mori 25 mijë euro t’i ulte dënimin një të dënuari, GJKKO lë në burg avokatin

Inceneratori i Fierit
22 Shkurt 2024 | 14:54

Gjykata e Posaçme ka lënë  në fuqi masën e “Arrestit në shtëpi” për avokatin Petraq Semani. Ai akuzohet se mori një shumë prej 25 mijë euro nga familjarët e një të dënuari për t’i ulur dënimin me 15 vite burg.

Sipas GJKKO, ndaj avokatit rëndon vepra penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkohë shtetasi të cilit avokati i mori para në këmbim të ndikimit të tij te gjyqtarët, është i dënuar me 15 vite burg për të “plagosje të rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.

Hetimet e kryera nga SPAK zbuluan se Semani, në cilësinë e avokatit u ka marrë shtetasve Ll. D. dhe S. D.,  një shumë monetare prej 25 000 euro, pasi i ka premtuar se do ushtrojë ndikim tek gjyqtarët e çështjes, të cilët po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Ll. D., për favorizimin e tij në masën e dënimit.

Marrja e sasisë prej 9.550 euro, nga avokati, në banesën e shtetasit Ll. D. është regjistruar me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i të dënuarit. Ndërsa pjesa tjetër e parave i është dhënë avokatit me këste.

“Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, shtetasi nën hetim P. S., i ka kthyer shtetases S. D., shumën  prej 8000 (tetë mijë) Euro, ndërsa  pjesën e mbetur nuk ia ka kthyer”, citohet në vendimin e SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026