Mori karrocën plot me dosje në gjykatë, avokati i Safet Bajrit shpjegon çfarë kishin brenda
Pas bërjes virale të videos ku avokati i Safet Bajrit, Sokol Tahiraj përdorte një karrocë supermarketi për të marrë dosjet e klientit të tij jashtë ambienteve të SPAK, avokati ka shpjeguar për mediat se çfarë përmbajnë saktësisht ato dosje.
Sipas tij, dosjet e marra nga gjykata nuk japin asnjë material apo rezultat për hetimin e Safet Bajrit. Sakaq, avokati deklaroi se do t’i kërkojë gjykatës për të kërkuar pavlefshmërinë e tyre.
“Janë një sërë materialesh të marra nga Prokuroria e Posaçme, janë materiale ndër vite, procedime të vjetra, procedime të hapura të pushuara, vendime fillimi, vendime mosfillimi, ndarje procedimesh, bashkim procedimesh, por nisur nga forma dhe përmbajtja, nuk japin rezultat për hetimin. Ndaj do t’i drejtohem gjykatës për të kërkuar pavlefshmërinë e tyre. Nuk ka prova që lidhen me klientin tim”, është shprehur avokati.
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit