Mori në shtëpi të dashurin dhe e vrau, detaje nga krimi tronditës në Kosovë! Gazetari: Ja si nisi

23 Mars 2026 | 15:56

Gazetari Kosov Gjoci, në një lidhje live për Euronews Albania, dha më shumë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Majac të Podujevës, ku mbetën të vdekur tre persona.

Sipas gazetarit, arsyeja e nisjes së kësaj ngjarjeje dyshohet se është mosmarrëveshja që ka pasur Ardita Gashi, autorja e ngjarjes, me të dashurin e saj Iliaz Brahimi. Sakaq, gazetari sqaroi se nuk dihet ende nëse ka pasur tradhti bashkëshortore nga të dyja palët.

“Ajo çfarë ka thënë Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes zëdhënësit të saj, ka bërë të ditur që gjithçka dyshohet se ka nisur si rezultat i një mosmarrëveshjeje që 31-vjeçarja ka pasur me viktimën e parë, ku viktima nga fshati i tij ka shkuar te shtëpia e saj për të sqaruar problemet që ka pasur.

Edhe kjo lidhje e tyre nuk është sqaruar ende nëse ka pasur ndonjë lidhje jashtëmartesore nga të dyja palët.

Viktima ka shkuar në fshatin e 31-vjeçares në Majac të Podujevës me idenë që të takohen dhe të sqarohen, por mesa duket situata është përshkallëzuar, ku 31-vjeçarja ka përdorur armë dhe ka qëlluar në drejtim të të dashurit, i cili ka qenë në makinë. Më pas është futur në shtëpinë e xhaxhait të vet, ku në gjendje shoku ka marrë peng nusen e xhaxhait të saj, një të moshuar, Miradije Gashi, dhe nga tentimi i familjarëve për ta ndaluar ka shtënë me armë edhe në drejtim të saj, dhe më pas ka tentuar të vrasë edhe veten.

Viktima e parë ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa e moshuara ka ndërruar jetë më pas gjatë mbrëmjes, dhe 31-vjeçarja ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Ende nuk është bërë e qartë se për çfarë motive ajo ka krijuar gjithë këtë situatë dhe prokuroria nuk ka pranuar të japë detaje.

Por, siç ka njoftuar edhe vetë prokuroria, kjo ngjarje me tre viktima ka ardhur si rezultat i mosmarrëveshjes që ka ardhur nga viktima e parë dhe 31-vjeçarja”, u shpreh gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e ka arrestuar një person nga Kosova me iniciale O.S Ai u kap në pikëkalimin kufitar...
17:12 | 03/07/2026

Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve

Prokuroria Speciale këtë të premte ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën...
16:54 | 03/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026