Mori peng disa persona për rreth 12 orë, FBI vret autorin në Kaliforni! Nuk ka të lënduar
Një person që mbajdi disa persona peng brenda një ndërtese në Kaliforni është qëlluar dhe vrarë nga FBI-ja. Policia njoftoi se i dyshuari u vra në një të shtënë me armë zjarri nga oficerë të Byrosë Federale të Hetimit.
Ngjarja përfundoi rreth 12 orë pasi policia u thirr në ndërtesë. Të gjithë pengjet janë të lirë dhe askush nuk është lënduar.
Policia e Bakersfield tha se burri e mbylli veten brenda me disa persona. Ndërtesat aty pranë, përfshirë Bashkinë dhe selinë e policisë, u evakuuan dhe disa rrugë u mbyllën përkohësisht gjatë situatës së pengjeve.
Oficerët krijuan një perimetër rreth zonës dhe paralajmëruan publikun të qëndronte larg. Ekipi i negociatave të krizave i departamentit të policisë kishte qenë në kontakt me të dyshuarin me telefon.
“Ne kemi çdo burim në dispozicion për ta çuar këtë çështje në zgjidhjen më të sigurt të mundshme”, tha të martën rreshteri i policisë së Bakersfield, Eric Celedon.
Skandali në familjen mbretërore norvegjeze, djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu
Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
- 21:28 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze, djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu
- 21:27 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
- 21:25 Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje
- 21:23 Shpërthime në ishujt strategjikë të Iranit, vijon përshkallëzimi me SHBA-në
- 21:21 Anija cisternë norvegjeze sulmohet pranë Omanit, zjarri përfshin dhomën e motorëve