“Mos bëj zhurmë”- I moshuari nxjerr thikën dhe kanos shokun në Qendrën Polivalente

29 Gusht 2024 | 10:49

Një 84-vjeçar në Qendrën Polivalente Poliçan, është arrestuar nga policia pasi kanosi me mjet prerës një tjetër të moshuar. Bëhet me dije se shkak i konfliktit është bërë një debat për zhurmën në kohën e pushimit.

84-vjeçari me inicialet I.B., pasi i ka kërkuar 82-vjeçarit të mos bëj zhurmë, ka nxjerrë një biçak dhe e ka kërcënuar se do ta godasë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.

“Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Qendrën Polivalente Poliçan.

Dyshohet se shtetasi I.B është konfliktuar dhe e ka kanosur me mjet prerës (biçak), shtetasin N. N., 82 vjeç, banues në të njëjtën qëndër për arsye se 82-vjeçari shkaktonte zhurmë në kohën e pushimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026