‘Mos e lini votën në shtëpi’, Haradinaj apel qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje

17 Tetor 2021 | 09:29

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Pas votimit Haradinaj ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Haradinaj tha se qeverisja lokale ka një rëndësi të posaçme për jetën e qytetarëve.

“Të gjithë shfrytëzoni të drejtën për të votuar, edhe unë votova. Qeverisja komunale është mjaft e rëndësishme për jetën tuaj, për jetën e qytetarëve në të gjitha drejtimet. Ju ftoj, vendosni për veten, mos e lini votën në shpi”, tha Haradinaj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026