“Mos e neglizhoni psoriazisin”, dermatologia: Si të menaxhojmë sëmundjen inflamatore
Afro 3% e popullsisë shqiptare vuajnë nga psoriazisi, një sëmundje inflamatore e lëkurës që shfaqet më shpesh tek të rriturit.
Mjekët dermatologë tërheqin vëmendjen që kjo sëmundje nuk duhet të neglizhohet pasi rrit rrezikun për depresion dhe sëmundje të zemrës, përfshirë infarktet.
Ajo manifestohet me pllaka në lëkurë ose me zbokth në flokë ndërsa sipas ekspertëve, psoriazisi është kryesisht i trashëguar.
Situata bëhet edhe më alarmante kur sëmundja shoqërohet me probleme të tjera shëndetësore dhe nuk trajtohet në kohë.
“Ka një predispozitë gjenetike, por faktorë të tillë si stresi, obeziteti, ilaçe të ndryshme, dieta, alkooli dhe duhani mund ta përkeqësojnë. Megjithëse psoriazisi nuk shërohet plotësisht, ai mund të mbahet nën kontroll me trajtim të duhur”, thotë Monika Fida, Dermatologe.
Në rastet më të avancuara dhe kur preken edhe nyjet, në Shqipëri ka nisur përdorimi i preparateve biologjike, të cilat mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve, megjithëse me një kosto më të lartë financiare.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit