“Mos filmo më shumë se 15 minuta”, gazetari i Euronews përplaset me komisionerët

11 Maj 2025 | 08:27

Në njërën nga qendra e votimit në shkollën Adem Sheme, në Sarandë gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj, ka pasur një përplasje me komisionerët në këtë qendër votimi, pas atij i është thënë se nuk mund të qendrojë më tepër se 15 minuta në qendrën e votimit.

Një nga komisionerët i ka thënë gazetarit të Euronews Albania se nuk duhet të filmojë brenda qendrës së votimit dhe se media nuk lejohet të qendrojë brenda ambienteve të qendrës së votimit.

“Është tjetër vëzhguesi i cili qendron brenda, nuk ka as telefon as kamëer, tjetër është media. Nuk mund të xhirosh më shumë se 15 minuta”,-tha komisioneri.

Gazetari Enriko Gabaj i lexoi ligjin komisionerit lidhur me personat e akredituar të cilët mund të qendrojnë në qendrën e votimit.

  1. Në qendrën e votimit mund të qëndrojnë vetëm:
  2. a) anëtarët dhe sekretari i KQV-së;
  3. b) zgjedhësit që janë duke kryer procedurat e votimit deri në përfundim të tyre; dhe

c ) vëzhguesit e akredituar shqiptarë dhe të huaj.

  1. Asnjë person i armatosur nuk lejohet të qëndrojë në mjediset e qendrës së votimit.

Gazetarët dhe kameramanët me BADGE kanë statusin e vëzhguesit te akredituar. Mund të filmojnë, mjafton që të mos pengojnë votuesit dhe të mos filmojnë votën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026