Ambasadori i BE: Po vëzhgojmë procesin, zgjedhjet lidhen drejtpërdrejt me integrimin

11 Maj 2025 | 09:59

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka ndjekur nga afër procesin e votimit këtë të diel, me një vizitë në qendrën e votimit të vendosur në ambientet e Akademisë së Arteve në Tiranë. Në një prononcim për Euronews Albania, ai theksoi rëndësinë kyçe që këto zgjedhje kanë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Këto janë zgjedhjet e para që organizohen pas hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe nisjes së grup-kapitullit të parë, që ne e quajmë ‘kapitulli themelor’, ai që lidhet me sundimin e ligjit dhe standardet demokratike. Zhvillimi i zgjedhjeve në mënyrë të drejtë, të lirë dhe transparente është i lidhur drejtpërdrejt me përparimin e Shqipërisë në këtë proces,” u shpreh Gonzato.

Ambasadori nënvizoi se vetë ai dhe përfaqësues diplomatikë të tjerë, të vendeve anëtare të BE-së, janë në terren për të ndjekur nga afër procesin dhe për të vëzhguar mënyrën se si zhvillohet dita e zgjedhjeve. Ai theksoi gjithashtu se monitorimi nuk kufizohet vetëm në ditën e votimit, por përfshin gjithë procesin zgjedhor, përpara dhe pas tij.

“Procesi zgjedhor nuk është vetëm dita e votimit. Është i gjithë cikli, që nga përgatitjet, fushata, mënyra se si administrohet dita e zgjedhjeve, dhe më pas menaxhimi i rezultateve. Për të gjitha këto ne mbështetemi edhe te raporti përfundimtar i misionit të ODIHR,” tha Gonzato.

Në fund, ai pati një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët shqiptarë: “Dilni dhe votoni. Vota juaj është e rëndësishme jo vetëm për të ardhmen e Shqipërisë, por edhe për rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026