Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Sot (11 maj 2025) mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Qendrat e votimit do të happen në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.
3 milionë e 713 mijë e 761 shtetas shqiptarë kanë të drejtë vote nga të cilët 114 mijë zgjedhës me të drejtë vote do të votojnë për herë të parë.
Në këto zgjedhje parlamentare 11 subjekte politike me 2 mijë e 46 kandidatë do të jenë në garë për 140 ulëse në Kuvend.
Vota e diasporës:
Për herë të parë, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë pasur mundësinë të votojnë nga vendet ku jetojnë, falë një platforme elektronike të regjistrimit, e cila ishte aktive nga 11 janari deri më 11 mars 2025.
Vota e emigrantëve do të numërohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe do të llogaritet sikur qytetari të kishte votuar në qarkun, ku ai banonte në Shqipëri. Gjithsej u dërguan në diasporë 245,935 zarfe me fletët e votimit, prej të cilave 227,097 u morën nga zgjedhësit.
Në përditësimet e fundit të KQZ, bëhet me dije se 181,609 zarfe kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Rreth 93% e zgjedhësve nga diaspora kanë marrë fletën e votimit, dhe 81% e tyre e kanë plotësuar dhe kthyer në KQZ, duke përfaqësuar 74% të të gjithë votuesve nga diaspora.
Subjektet politike:
Në garë për sa më shumë vende në Kuvend janë 11 subjekte zgjedhore.
1. -Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2. Partia Lëvizja Bashkë
3. Lëvizja Atdheu
4. Koalicioni Euroatlantik
5. Partia Socialiste
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
7. Aleanca Kombëtare Shqiptare
8. Aleanca Demokracia e Re
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim
10. Partia Mundësia
11. Partia Social Demokrate
Si ndahen mandatet sipas qarqeve:
Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark.Sipas listës së miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit, 140 karriget në Kuvend ndahen si më poshtë:
1-Qarku Berat 7 mandate
2-Qarku Dibër 5 mandate
3-Qarku Durrës 14 mandate
4-Qarku Elbasan 14 mandate
5-Qarku Fier 16 mandate
6-Qarku Gjirokastër 4 mandate
7-Qarku Korçë 10 mandate
8-Qarku Kukës 3 mandate
9-Qarku Lezhë 7 mandate
10-Qarku Shkodër 11 mandate
11-Qarku Tiranë 37 mandate
12-Qarku Vlorë 12 mandate
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit