“Mos i lejo terroristët me kollare të hyjnë”-Përplasje mes deputetëve të PD e Gardës
5 Shkurt 2024 |
16:56
Ditën e sotme nisja e seancës plenare në Parlament është shoqëruar me tensione dhe përplasje të shumta.
Deputetët e opozitës kanë bllokuar hyrjen e Parlamentit, teksa një pjesë e tyre janë përjashtuar nga punimet e seancës plenare.
Ndërkohë jashtë ambienteve të Kuvendit ka nisur grumbullimi i qytetarëve, të thirrur në protestë nga “Rithemelimi”.
“Mos i lejo terroristët me kollare të hyjnë”- ka thënë deputeti Dashnor Sula gjatë përplasjeve.
Po ashtu, deputetët e opozitës janë përplasur edhe me punonjësit e gardës, mes të cilëve ka pasur tone të larta dhe shtyrje.
Kujtojmë se opozita ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit opozitar.
Lajme të Sugjeruara
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet