“Mos ikni, atdheu ka nevojë për ju” – Papa Françesku mesazh për të rinjtë shqiptarë
Në një mesazh të rrallë drejtuar të rinjve shqiptarë, Papa Françesku u bën thirrje që të mos largohen nga Shqipëria, por të qëndrojnë dhe ta përmirësojnë vendin e tyre. Ky mesazh është bërë publik ditën e djeshme dhe është bërë shumë viral duke qenë se bëhet fjalë për një figurë aq të dashur dhe të rëndësishme.
“Atdheu ka nevojë për ju”, thotë ndër të tjera Papa në një mesazh video të shpërndarë nga Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë.
“Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti iu bekoftë. Lutuni për mua”, thotë midis të tjerash Papa.
“Papa Françesku e do shumë popullin tonë, Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e përshëndetjes që kërkova për ju, Papa Françeskut. Ai veçanërisht ka fjalë inkurajuese për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun e tyre, që të ecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë”, shkruan Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësin Arjan Dodajt, i cili e ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfiton nga amnistia penale, lirohet Erisa Fero nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 10:23 Përfiton nga amnistia penale, lirohet Erisa Fero nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian