“Mos t’i hyj me emra”, ish-shefi i antidrogës: Mbron politika, pastaj policia

13 Nëntor 2022 | 21:42

Ish-shefi i antidrogës, Dritan Zagani tha në “Review” se drejtori i policisë nuk mbron askënd nëse mbrojtja më parë nuk vjen nga politika.

“Nuk është se erdha drejtor qarku unë dhe o burra ju kam unë në kurriz. Ai s’mund të marri asgjë në kurriz nëse nuk e ka mbështetjen së pari nga politika, se është politika ajo që i thotë drejtorit të Përgjithshëm dhe atij të qarkut ‘këtë mos ma ngacmoni’. Kur them politika, politika është gjithëpërfshirëse, mos t’i hyj me emra se dal sikur bëj propagandë partie,” – u shpreh ai.

Zagani deklaroi se kur kanabisi ka publicitet dhe nga vetë kryeministri nuk mund i ngelet gjë krimit të organizuar.

700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat.

Pronari është një 36-vjeçar, ndërsa gratë që paketonin produktin po hetohen për të kuptuar rolin e tyre në organizatë. Ato ishin kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026