Pse policia e Beratit është e dyshuar për serat me kanabis, eksperti tregon arsyen

13 Nëntor 2022 | 21:23

I ftuar në “Review” për të folur për serat me kanabis në Berat, Ervin Karamuço, profesor i kriminalistikës tha se duhet të tërheqë vëmendjen fakti që operacioni nuk u bë nga Berati.

Sipas tij, kjo është arsye se përse zinxhiri drejtues i policisë atje duhet hetuar.

“Operacioni bëhet nga Tirana direkt, pra nuk i zihet besë Drejtorisë së qarkut Berat. Është drejtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtori të Përgjithshme të Policisë së Shtetit,” – u shpreh Karamuço.

Ai tha se Nallbati e ka drejtuar vetë operacionin dhe nuk i është thënë asgjë Beratit pikërisht prej frikës së dekonspirimit.

700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat.

Pronari është një 36-vjeçar, ndërsa gratë që paketonin produktin po hetohen për të kuptuar rolin e tyre në organizatë. Ato ishin kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026