Sera në Berat, Karamuço: Vetëm erën ja ndjen 1 kilometër larg

13 Nëntor 2022 | 20:30

I ftuar në “Review” për të folur për serat me kanabis në Berat, Ervin Karamuço, profesor i kriminalistikës tha se era e lëndës narkotike mund të ndihet 1 kilometër larg.

“Këto janë sinjale që në disa zona që personat mund të ndihen të sigurt se mbyllen sytë nga ana e policisë, kanë list-pagesa këta se ndryshe nuk bëhet aktivitet aty, madje dhe këta kryepleqtë, dyshohet që të gjithë janë të përfshirë sepse është një listë zinxhir,” – u shpreh Karamuço.

Sipas tij sera nuk është për kultivim, ajo është pikë grumbullimi dhe përpunimi. Aty kanë kaluar tonelata, për aq kohë sa në vetëm një ditë u kapën 870 kilogramë.

“Janë miliona euro që kanë kaluar dhe kjo sasi kaq e madhe e kapur në një moment, erën, për ta ndjerë si erë, e ka deri në një kilometër,” – sqaroi Karamuço.

700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat.

Pronari është një 36-vjeçar, ndërsa gratë që paketonin produktin po hetohen për të kuptuar rolin e tyre në organizatë. Ato ishin kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026