Sera në Berat, avokati: Për t’u përgëzuar gjykata që la të lira gratë
Avokati Gentjan Serjani tha në “Review” se personat që rekrutohen nga grupet kriminale për kultivim të lëndëve narkotike janë të shtresave vunerabël.
Sipas tij vendimi i gjykatës për të lënë të lira gratë të cilat punonin në serën ku u sekuestruan 870 kilogramë kanabis është për t’u përgëzuar.
“Këto gra, për shkaqe nga më të ndryshmet, sociale, ekonomike, janë të detyruara të shkojnë, të punojnë dhe të rekrutohen nga kriminelë,” – u shpreh Serjani.
Avokati tha se sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme 98.8% e të ndaluarve nga prokuroria për krime që lidhen me drogën janë të seksit mashkull, ndërsa 3.23% e tyre janë të mitur.
700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat.
Pronari është një 36-vjeçar, ndërsa gratë që paketonin produktin po hetohen për të kuptuar rolin e tyre në organizatë. Ato ishin kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit