Mos u jepni shumë detyra burrave se nuk i mbajnë dot, thotë Ema Andrea
Aktorja Ema Andrea thotë se gratë nuk duhet t’u japin shumë detyra burrave, pasi ata nuk i mbajnë dot.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Andra u shpreh se gratë shqiptare janë më të angazhuara se burrat edhe pasi mbarojnë punën.
“Ajo që vë re në rrugët e qytetit tonë, gratë në çfarëdo lloj dukje dhe moshe, janë me 1 milion çanta në krah kur kthehen nga puna. Keni parë ndonjë burrë që iu prehet krahu? Grave shqiptare u janë zgjatur krahët nga peshat e rënda. Mos u jepni shumë detyra burrave, keni shumë të drejtë. Mos u jepni shumë detyra se nuk i mbajnë”, theksoi ajo.
Në familjet shqiptare vendimet me më shumë peshë i marrin burrat. Sipas sondazhit të bërë nga Barometri në Euronews Albania, 17.6% e të pyeturve mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin burrat.
Ndërkohë, vetëm 11.1% mendojnë se këtë vendim e merr gruaja. Por një numër i madh shqiptarësh mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin të dy njësoj.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron