Mosha më e përshtatshme për t’u martuar për djemtë dhe vajzat, sipas shqiptarëve
66% e shqiptarëve mendojnë se mosha ideale për një djalë për t’u martuar është 26-30 vjeç.
18.4% e të pyeturve nga Barometri në Euronews Albania mendojnë se mosha e duhur është 31-35 vjeç dhe 13.8% e tyre mendojnë se është mosha 21-25 vjeç.
Ndërsa, për vajzat, 46.7% e shqiptarëve mendojnë se mosha ideale për t’u martuar është 26-30 vjeç, 44.2% e tyre mendojnë se është mosha 21-25 vjeç dhe 6.3% e tyre mendojnë se është mosha 31-35 vjeç.
Shqiptarët, gjithashtu mendojnë se mosha ideale për t’u bërë baba për një djalë është 30-36 vjeç me 59.3%, 31-35 vjeç me 31.6% dhe 21-25 vjeç me 6.8%.
Por kjo ndryshon kur vjen fjala tek vajzat, ku 56.7% shqiptarëve mendojnë se mosha ideale për t’u bëre nënë është 26-31 vjeç, 29.2% e tyre mendojnë se vajzat duhet të bëhen nëna në moshën 21-25 vjeç dhe 12.4% mendojnë 31-35 vjeç.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron


